A do ta shpëtojnë Barcelonën 600 milionë eurot nga SHBA?!

Huaja tashmë është marrë për 10 vjet, me interes vetëm 1.98 për qind, dhe është firmosur me Goldman Sachs. Barcelona mund të ketë humbur Lionel Mesin, por ka fituar një kredi të rëndësishme prej 595 milionë eurosh të dhënë nga banka amerikane dhe që do të injektohet për të luftuar borxhin e për të financuar klubin. Nëse Barça do të ketë probleme të tjerë në të ardhmen, mund të marrë edhe 70 milionë euro të tjera. Garancia për këtë kredi vjen nga e drejta televizive e klubit katalanas që padyshim është mjaft e rëndësishme. Është e qartë që presidenti Laporta është i bindur se do ta shpëtojë Barçën, por nuk dihet sesa mund të ndihmojë ky 600-milionësh. Varet nga kthimi i tifozëve në stadiume dhe nga paraqitjet e skuadrës.

Sfidanti.al