A do të tundohet Al Helaifi nga 170 milionë eurot e Realit për Mbapenë?!

E shënoi golin e parë këtë kampionat, por nuk dihet nëse do të ketë të dytë. Kilian Mbape e bëri detyrën siç duhet për Paris SG në fitoren 4-2 në fushën e Brestit, e në mungesë të Lionel Mesit e Nejmarit, veçse ka lajme edhe më shumë të bujshme se ky. Mediat spanjolle dhe ato europiane shkruajnë se Reali i Madridit do të hidhet në sulm këto 48 orë për ta marrë kampionin e botës. Flitet për një shifër nga 130 deri në 170 milionë eurosh që do t’i ofrohen presidentit të PSG-së, Al Helaifi, një rritje në krahasim me shifrën e dhën më parë, prej 120 milionë eurosh.

Vetë Mbape thuhet se është i pakënaqur në ekipin parizien, edhe sepse prej kohësh dëshiron të luajë në La Liga me Realin, por edhe sepse tashmë vendin e superyllit në skuadër e ka zënë pikërisht Mesi. Mbërritja e argjentinasit nga Barcelona shkaktoi tronditje dhe ndryshoi raportet në “Parkun e Princave”. Presidenti Al Helaifi gjithsei nuk dihet nëse do të pranojë që Mbape të largohet, edhe pse sulmuesit i ka mbetur vetëm 1 vit në kontratë. Ai ëndërron të shohë në fushë treshen e madhe të sulmit Mesi-Nejmar-Mbape, që mund të bëhet më e madhja treshe ofensive në histori. Për këtë arsye, ai është gati të rrezikojë që ta humbasë yllin 21-vjeçar me parametër zero verën e ardhshme.

Sfidanti.al