Tifozët e NBA-së nuk e mendojnë Lebronin si më të mirin

E vërteta është që bëhet fjalë për sondazhe paraprake, pra për të thënë se cili është lojtari më i mirë i basketbollit amerikan në këtë moment, kur kampionati ende nuk ka filluar. Këtë anketë e bën televizioni ESPN, dhe nga tifozët që votuan u përmendën vetëm dy emra, pikërisht Janis Adetokumbo dhe Kevin Durant, pra kampioni në fuqi i NBA-së dhe kapiteni i ekipit olimpik të SHBA-së që fitoi medaljen e artë në Tokio. Nuk pati vota për Stefën Kërrin, për Nikola Jokiçin apo Xhoel Embijdin e Luka Donçiçin, por më shumë pati habi që nuk u përmend aspak ylli që ka dominuar në dy dekadat e fundit, Lebron Xhejms. Adetokumbo u shpall lojtari më i mirë i finaleve të NBA-së dhe i plej ofit, ndërsa për sezonin e rregullt fitues doli Jokiç duke lënë pas Kërrin e Embijdin.

Sfidanti.al