Gjatë kësaj vere, Nejmari u bë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi ai kaloi nga Barcelona për te PSZH-ja për shumën rekord prej 222 milionë eurosh, por ky rekord mund thyhet, qysh verën e ardhshme. Mediumet anglezë paralajmërojnë se Totenhemi nuk është kundër që ta shesë yllin e vert nr.1, Hari Kein, për 220 milionë euro. Ky klub londinez do që ta mbajë me çdo kusht Deli Alin, rreth të cilit kryesia e klubit planifikon që të ndërtojë ekipin e vet dhe, nëse vjen ndonjë çmim i “hijshëm”, atëherë, ai mund ta lejojë Hari Keinin që të largohet.
Media shkruan se për Keinin kanë shfaqur interes të madh Mançester Junajtidi dhe Reali i Madridit, njëlloj, sikurse treguan ata interesim për Garet Bejlin. “Don Balon” vë në dukje se presidenti i Realit, Florentino Perrez, nuk e ka ndonjë problem të madh që të paguajë një shumë të madhe për shërbimet e këtij futbollisti të shkëlqyer, por, deri tani, jo më shumë se 150 milionë euro, ndërsa Murinjo prioritet ka Antoan Grizmanin.
Sfidanti.al