Hamilton-tifozit: Fetel më i mirë se unë? Shko ver një palë syze!

Pavarësisht modestisë së ndonjëherëshme, Ljuis Hamilton nuk vuan aspak nga kjo “e metë”. Kryesuesi i kampionatit botëror të Formulës 1 e theksoi këtë aspekt të karakterit, ndërsa debatoi me një tifoz në rrjetet sociale. “Fetel është pilot më i mirë se ty”, – ishte komenti që tifozi me emrin Kevin i bëri anglezit.

Reagimi i Hamiltonit ishte i menjëhershëm, po aq i shpejtë sa xhirot e tij në pistë. “Një ditë do ta kuptosh se Feteli nuk është më i miri, nuk është kështu. Nëse nuk keni qenë ndonjëherë në shitoren optike, shkoni dhe blini një palë size”. Hamilton shpesh ka theksuar apo nënvizuar se “unë jam më i miri i epokës sime”.

Për momentin, ai mban rekordin botëror të fitoreve në provat zyrtare (pole position), duke lënë pas Mikael Shumaherin, si dhe ka më shumë fitore në gara sesa gjithë pilotët e tjerë, me përjashtim të Shumaherit (60 Ljuisi, 91 Shumi). Gjithashtu, kryeson Botërorin me 28 pikë më shumë sesa Fetel, por do të duhet të fitojë këtë kampionat që të barazohet me tituj me gjermanin, të dy nga katër.

Sfidanti.al