Ç’është kjo FIFA? Godet vendet e vegjël, se nuk ia mban me të mëdhenjtë?

FIFA tregohet “bujare” dhe e hap thesin e dënimeve e të pezullimeve, kur është fjala për vendet e vegjël, ndërsa “mbyll sytë”, kur është fjala për vendet e mëdhenj të futbollit? Ndeshja mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit do të riluhet, për shkak të një gabimi  flagrant të gjyqtarit, ndërkohë që ky i fundit u përjashtua përjetësisht nga futbolli. Por, atëherë, përse nuk ndodhi kështu, me rastin e ndeshjes mes Francës dhe Republikës së Irlandës, më 2009? Në fakt, në ndeshjen mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit ndodhi një skandal i madh, pasi gjyqtari i ndeshjes dha, pa asnjë arsye, një 11-metërsh, duke ndikuar direkt në fitoren 2-1 të ekipit jugafrikan ndaj atij senegalez. FIFA urdhëroi riluajtjen e ndeshjes, kurse gjyqtari Zhozef Lampti u dënua me pezullim të përjetshëm

Por, nuk ishte më i vogël skandali i vitit 2009, kur Franca, falë lojës së qëllimshme me dorë të Tieri Anrit, u kualifikua për në Kupën e Botës 2010, ndërkohë që Republika e Irlandës, me pa të drejtë, u eliminua.

FIFA donte që ta shlyente mëkatin, duke i dhënë pesë milionë euro si “zhdëmtim” Republikës së Irlandës, por asaj as që i shkoi ndërmend që të vendoste që ndeshja të luhej përsëri, ndërkohë që edhe asnjë nga gjyqtarët nuk u dënua. Atëkohë, ndikmi i Mishel Platinisë ishte i madh, kështu që ishte e paimagjinueshme që Franca të mos merrte pjesë në Kupën e Botës. Kute të tillë të dyfishtë i irritojnë, me të drejtë, përfaqësueset e vendeve të vegjël, por kjo “e keqe” duket se, asnjëherë, nuk do të çrrënjoset!

Sfidanti.al