Milan, “revolucioni Fasone-Mirabeli” përmbys trashëgiminë e Galianit!

Adriano Galiani është cilësuar shpesh si njeriu i stëraftë i tregut të futbollit, “magjistari” apo “peshkaqeni”. Gjithsesi, këto epitete vitet e fundit ishin zbehur shumë, ndoshta më tepër për faj të mungesës së parave nga Berluskoni, apo ndoshta edhe nga rënia e tij profesionale. Sido që të ketë qenë puna, nga 9 blerjet dhe afrimet e fundit të krahut të djathtë të ish-presidentit, tek Milani kanë mbetur vetëm 2, Gustavo Gomez e Storari. Të tjerët nuk janë më në “San Siro”. Pashaliç e Deulofeu u gjykua se nuk ia vlenin për sforcon financiare për t’i mbajtur, ndërsa Sosa shkoi tek Trabzonspori në Turqi, të larguar edhe Vanxhoni, Mati Fernandez e Lapadula. Drejtuesit e rinj, Fasone e Mirabeli, me ndihmën e parave kineze dhe optimizmin e një fillimi të ri, kanë sjellë mjaft cilësi në skuadër. Një vlerësim të madh e morën nga Xhenaro Gatuzo, ish-lideri i mesfushës, që u shpreh se “Kesi është edhe më i fortë sesa unë”.

Sfidanti.al