Mario Gëce në “terapi” nga e dashura për çrregullimin metabolik!

Ka disa gjëra që të ndihmojnë për të kaluar shqetësimet shëndetësore, përfshi ato mendore apo të organizmit në përgjithësi. Mario Gëce pati nevojë për të gjitha këto, ndërsa po lufton që të kurohet dhe të shërohet nga çrregullimi metabolik, pra në tretjen dhe përthithjen e vlerave ushqimore. Një nga ato që ndihmon më shumë është prania e një njeriu të dashur, dhe futbollisti gjerman pati pranë një njeri mjaft të afërt, të dashurën e tij prej shumë kohës, An-Katrin Bromel. Nuk i ka prishur fare punë çiftit që Ana është 27 vjeç dhe Mario 25, aq koha nuk e ka “ndryshkur” dashurinë e tyre.

Futbollisti i talentuar i Dortmundit nuk u përzgjodh nga Gjermania këtë herë, dhe e shfrytëzoi pushimin për të shkuar bashkë me anën për pushime, në Majorka të Spanjës, pikërisht në plazh, ku u fotografuan në një jaht. Gëcen do ta ndihmojë pushimi, ushqimi siç duhet dhe regjimi, por besohet duhet edhe të merret me stërvitje individuale që të kthehet sa më shpejt tek Dortmundi dhe tek Gjermania.

Sfidanti.al