Bashkëpunimi mes McLaren dhe Hondës po shkon kaq keq, saqë skuderia angleze e ka humbur durimin. Tashmë drejtuesit e saj po kërkojnë me cdo kusht shkëputjen me kompaninë japoneze për të nisur një bashkëpunim me Renault në 3 vitet e ardhshme, ndërkohë që për vitin 2021 te McLaren është hedhur ideja e paraqitjes në pista me motorin e tij. Është vetë Zack Brown ai që e ka konfirmuar ekzistencën e kësaj mundësie në një intervistë të dhënë pas Cmimit të Madh të Italisë. ‘Duam të shohim se si do të jenë motorët e rinj të Formula 1 në vitin 2021 për të vendosur nëse do të krijojmë motorët tanë apo jo-tha Brown-por tani ajo që duhet të bëjmë është që të fokusohemi te 3 vitet që do të vijnë dhe të zgjidhim problemet tona sa më shpejt të jetë e mundur. Mendoj se Formula 1 do të ndryshojë në mënyrë pozitive duke filluar nga viti 2021 pasi do të ketë reduktim të buxhetit, një rishpërndarje tjetër të të ardhurave, dhe rregulla të reja për motorë.’
sfidanti.al