Kush do ta zëvendësojë Iniestën te Barcelona – “Zidane e ri”?

Disa klube të mëdhenj evropianë po i zbulojnë, gradualisht, planet e tyre për sezonin dimëror të ardhshëm transferimeve dhe, midis tyre, është edhe gjigantja katalonjase, Barcelona. Ky klub ka zbuluar emrin e lojtarit që do të jetë në objektiv të tyre, janarin e ardhshëm, dhe fjala është për futbollistin e Marsejës, Maksim Lopez, që, shumëkush e quan “Zidane e ri”. Skautët e Barcelonës po e ndjekin, tanimë, këtë futbollist 19-vjeçar dhe, ka shumë mundësi që ai, në janar, të shpërngulet në “Kamp Nou”. Përfaqësuesit e lartë të Barçës, Roberto Fernandez dhe Urban Ortega, tanimë, kanë biseduar me kryesinë e Marsejës, por kjo e fundit nuk është e predispozuar që ta shesë këtë lojtar të talentuar, të paktën, jo në janar.

Sidoqoftë, sikurse shkruan “Mundo Deportivo”, ka shumë munësi që Lopezi të vijë në “Kamp Nou”, verën e ardhshme, si zëvendësues i Andres Iniestës që i ka hedhur poshtë lajmet se ai ka nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën dhe nuk është i sigurt, nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë me ekipin katalonjas.

Sfidanti.al