Ekziston një vend që nuk e transmetoi ndeshjen e Bundesligës mes Augsburgut e Bajernit. Bëhet fjalë për Iranin, që e anuloi në castet e fundit transmetimin e kësaj sfide. Arsyeja? Sfida i ishte besuar arbitres Bibiana Shtajnhaus që në shtator të vitit 2017 u bë e para arbitre femër që gjykoi një ndeshje të kampionatit gjerman; Herta Berlin-Verder Bremen.
Ligjet islamike nuk lejojnë që në këto vende të shfaqen imazhet e femrave të veshura në mënyrë liberale. Nuk është hera e parë që në Iran censurohen ndeshjet e arbitruara nga Shtajnhaus, në rastin e mëparshëm, regjia thjesht evitoi inkuadrimin e arbitres gjermane.
sfidanti.al