Parisi nën shok; mbikshkrime raciste për Kilian Mbape

Në Paris shfaqen parrulla kundër Mbappesë. Në disa vagonë të metrosë së Parisit u shfaqën disa mbishkrime shumë fyese dhe me tone raciste kundër sulmuesit të Paris Sën Zhermenit, Kilian Mbape, dicka që skandalizoi vendin duke bërë që autoritetet franceze të nisin menjëherë hetimet.

‘Është një sulm ndaj diversitetit dhe imazhit të vendit, jo veteëm ndaj Mbapesë. Është një sulm mbi vetë Francën-ishte deklarata e këtyre autoriteteve, ndërkohë që Shoqata e Transporteve menjëherë ka ofruar ndihmën e saj për gjetjen e fajtorëvre duke dorëzuar të gjitha regjistrimet për të fshirë më pas mbishkrimet. Kilian Mbape e ka babanë kamerunas, ndërsa nëna e tij është algjeriane

‘Është një shembull i përzierjes së racave për të cilën jemi shumë krenarë-deklaruan shoqata SOS Racizmi dhe Lega Ndërkombëtare kundër racizmit. Kur sulmohet një qytetar për ngjyrën e lëkurës së tij, sulmohet e gjithë Republika’

sfidanti.al