Napoli ringjall  bluzën e Maradonës që të..peshkojë Hames Rodrigezin

Napoli është i interesuar seriozisht për shërbimet e pjesëtarit të përfaqësueses kolumbiane, Hames Rodrigez, që momentalisht po merr pjesë me ekipin e tij në Kopën Amerika. Karlo Ançeloti ka shprehur dëshirën që ky mesfushor ofensiv të luajë me Napolin dhe kryesia e këtij të fundit do që t’ia pëmbushë këtë dëshirë trajnerit të vet.

Napoli, sikurse zbulojnë mediumet në Itali, madje është gati që ta riaktivizojë bluzën me nr.10 që dikur e ka mbajtur veshur Diego Armando Maradona dhe që nga koha, kur futbollisti legjendar argjentinas u largua nga ky klub italian, ajo ka qenë jashtë qarkullimit. Por, tani Napoli është gati që t’ia ofrojë këtë bluzë Hames Rodrigezit, duke synuar që ta tëheqë atë në radhët e veta.

Ndërkohë, klubi italian në fjalë është gati që t’i paguajë 45 milionë euro Realit të Madridit, pronë e të cilit është futbollisti kolumbian në fjalë. Hamesi, gjatë dy viteve të fundit, ka luajtur si i huazuar te Bajerni i Mynihut, por ky i fundit vendosi që të mos ta blejë plotësisht kontratën e tij.

Sfidanti.al