Napoli, Hysaj drejt largimit, agjenti konfirmon: Nuk do të rinovojë

Elseid Hysaj nuk do të rinovojë kontratën me Napolin. Ai që e konfirmon këtë është vetë agjenti i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, Mario Giuffredi në një intervistë për radion Kiss Kiss.

‘I komunikuam Napolit, presidentit De Laurentiis  se nuk do të rinovojmë kontratën. Dëshira është që të largohemi-tha Giuffredi-vendimin e kemi komunikuar 15-20 ditë më parë, tani është edhe në interesin e Napolit për të kërkuar një zgjidhje për futbollistin duke qenë se është drejt skadencës së kontratës. Për më tepër në këtë merkato të cuditshme mund të ndodhin shumë gjëra, kështu që gjithcka  mund të ndryshojë. Por ne vullnetin tonë ia kemi bërë të ditur De Laurentiis’.

Sfidanti.al