PSG, Neymar, lojtar klasi edhe në poker

Kampionati i futbollit në Francë është  pezulluar përfundimisht dhe Paris Saint Germain është shpallur kampion i Ligue 1. Futbollistët janë akoma të impenjuar në Evropë teksa presin rifillimin e Ligës së Kampioneve, por në këtë moment ata po kërkojnë të kalojnë kohën  ndërmjet stërvitjeve individuale.

Neymar është duke e bërë dicka të tillë teksa i dedikohet pokerit ku edhe aty po prezantohet si një lojtar i një klasi të lartë. Sulmuesi brazilian mori pjesë në një turne online me 20 Euro duke dalë prej tij me 2300 Euro në xhep

Nuk është hera e parë që Neymar merr pjesë në një turne pokeri online dhe nuk është një sekret pasioni i 28 vjecari për këtë lojë me letra që gjatë periudhës së karantinimit është shnderruar në mënuyrën më të preferuar të lirë të tij për të kaluar kohën. Një pasion, të cilin Neymar e ka shfaqur edhe në formën e tatuazheve teksa ka vizatuar në lëkurën e tij, Jack, Mbretëreshën dhe Mbretin e disa fisha. Për më tepër, mes miqve të tij më të mirë është edhe Andre Akkari, një lojtar profesionist i pokerit.

Sfidanti.al