Napoli-Gattuso, arrihet akordi për rinovimin deri në 2023

Mungon vetëm firma, por në këtë rast është vërtet vetëm një formalitet. Pas takimit ditën e shtunë në Castel Volturno ku të pranishëm ishin Giuntorli dhe De Laurentiis, trajneri Gattuso vendosi të vijojë aventurën e tij me Napolin deri në vitin 2023. Sipas medias italiane, rinovimi i kontratës së trajnerit Gattuso shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij nga 1.4 në 1.9 milionë Euro në sezon shifër së cilës do t’i shtohen edhe bonuset që janë të lidhura me arritjen e objektivave

Vendimtare në këtë cështje rezultoi heqja dorë e klubit nga penaliteti prej 7 milionë Eurosh për trajnerin nëse ai zgjidh përpara kohe kontratën, një klauzolë të cilëm Gattuso gjithnjë e ka refuzuar. në këtë mënyrë, Napoli vendosi të zbatojë një projekt afatgjatë me një trajner që në më pak se 1 vit ka treguar se është njeriu i duhur në vendin e duhur.

Sfidanti.al