Cështja Ozil vazhdon të përndjekë Arsenalin. Të lësh jashtë skuadre nga të gjitha aktivitetet lojtarin e dytë më të paguar në skuadër, nuk është dicka që ndodh cdo ditë dhe media vazhdon t’i kërkojë Artetës shpjegime për këtë vendim të tij në cdo moment. Trajneri i topcinjve të Londrës në konferencën për shtyp, foli për këtë cështje teksa u mundua të japë shpjegimin e tij.
‘E vetmja gjë që mund të them është se tentova të bëja më të mirën e mundshme-tha Arteta-tentova t’i jepja shumë mundësi si të mundja. Është një futbollist që i përket një klubi për të cilin ka qenë shumë i rëndësishëm në sezonet e fundit. Duhet të respektoj këtë, jam këtu për të marrë vendimet e mia, më të mirat për skuadrën dhe për klubin. Kjo është ajo që kërkoj të bëj dhe më pas duhet t’i shpjegoj sepse njerëzit kanë nevojë të dinë arsyet dhe përgjigjet e duhura. Unë thjesht jap arsyet e mia edhe pse nuk varet nga unë që të më besojnë apo që të jenë dakord me to. Por duhet të marr vendimet e mia’.
sfidanti.al