Gjithcka u krye? Jo, jo ende. Përkundrazi, koha rrezikon të zgjatet dhe padurimi i protagonistëve të cështjes të rritet dhe në krye është Pirlo. Përse? Sepse kalimi i Milik te Roma nuk është kryer ende dhe cështje të reja me karakter ligjor kanë komplikuar sërish tratativat dhe pasoja është që verdhekuqtë nuk mund të privohen nga Edin Dzeko i cili pritej në Torino nga trajneri i Juventusit.
Është ky një problem që nuk ka të bëjë vetëm me kohën e bisedimeve për këtë transferimi edhe pse gjithcka mund të ndodhë. Ja sepse Juventus, përvec Kean, vazhdon të mbajë pezull cështjen Giroud, ndërkohë që Suarez duket një mision i pamundur pasi është i bllokuar nga mungesa e pasaportës italiane.
Në cështjen milik; 2 janë cështjet ligjore që pengojnë kalimin e tij te Roma; e para ka të bëjë ende me rebelimin e futbollistëve të Napolit në sezonin e kaluar dhe cështjes ligjore mes futbollistëve dhe klubit që është ende pezull, e dyta ka të bëjë me të drejtat e imazhit që ndajnë sulmuesin polak dhe presidentin De Laurentiis
Nga Castel Volturno duket se ekziston një lloj optimizmi, por në këtë moment asgjë nuk mund të përjashtohet; as një zgjidhje pozitive e cështjes në kohë të arsyeshme e as një hedhje vështrimi në objektiva të tjerë nga ana e Juventusit që në mënyrë të paevitueshme do të ndryshonte në mënyrë radikale kartrat e lojës
Sfidanti.al