Kamera televizive e tregoi hapur dhe pati shumë diskutime, ndërsa u bënë edhe foto që “morën dhenë”. Plot 10 drejtues të Bajernit ishin në tribunën VIP në “Alianc Arena” për ndeshjen ndaj Shalkes, dhe asnjëri prej tyre nuk kishte maskë, ndërsa nuk kishin as distancën prej 1.5 metrash. Mes tyre ishin njerëz tepër të njohur si Oliver Kahn, Rumenige, Shtoiber, Uli Hënes dhe presidenti Herbert Hajner. Përse ata ishin pa maska dhe aq pranë, në kohë koronavirusi, ndërsa propaganda kërkon që njerëzit të ruajnë distancimin fizik dhe të kenë maska? Oliver Kahni shpjegon se rregullat në Bavari janë të tilla që e lejojnë, pasi ka më pak se 35 raste koronavirusi për 100 000 banorë. Ky është luksi i Gjermanisë që ia ka dalë mbanë me epideminë, ndonëse vetë Kahni pranoi se pamja e 10 burrave pranë e pranë pa maskë nuk ishte e mirë. “Padyshim që ishte diçka e çuditshme”, – u shpreh ish-portieri.
Sfidanti.al