Murinjo “luan” edhe pa stol: Në finale Juventusi dhe Barcelona

Ish-trajneri i Mançester Junajtdit dhe i Çelsit Zhoze Murinjo nuk mendon se ndonjë klub anglez do të dalë në finale të Ligës së Kampioneve (LK), duke qenë i bindur se atje do të ndeshen Juventusi dhe Barcelona.
“Cilët ekipe janë favoritë në LK? Unë do të thosha së në finale do të dalin Juventusi dhe Barcelona. Të gjithë flasin për Ronaldon dhe Mesin, kurse unë kam parasysh Juventusin dhe Barcelonën”, i deklaroi Murinjo “Kalçomerkatos”, duke theksuar:
“Ekipet angleze, Ajaksi dhe Porto janë gjithashtu të mirë, por nuk kanë përvojën e duhur. Kur ke Ronaldon dhe Mesin në ekip, sigurisht që ata të motivojnë më shumë”.
Sfidanti.al