Murinjo e gjeti “vendin e punës” për të fituar trofe ..Skocia !

Trajneri portugez, Zhoze Murinjo, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, u shkarkua si trajner i Mançester Junajtidit dhe që atëkohë ai është “i papunë”. Ai, në fakt, vendosi që të pushojë ca kohë nga futbolli dhe të presë fundin e këtij sezoni që të përcaktojë se ku do ta vazhdojë në të ardhmen angazhimin e tij të ri.
Emri i Murinjos, gjatë kohëve të fundit, është lidhur me Interin dhe Benfikën e Lisbonës, por tani po qarkullon një lajm i ri befasueses se ai do të shkojë ne Skoci, ku do të ulet në stolin e drejtimit të Selltikut.
Media shkruan se klubi skocez i lartpërmendur tanimë ka kontaktuar me agjentin e Murinjos dhe se ka shumë mundësi që “speciali” ta marrë përsipër klubin e mësipërm të Glasgout.
Sa për kujtesë, Murinjo në karrierën e tij të deritanishme ka drejtuar ekipet Leira, Porto, Çelsi, Inter, Reali i Madridit, Benfika dhe Mançester Junajtidi.
Sfidanti.al