Teksa të gjithë janë në pritje të finalizimit të marrëveshjes mes Interit dhe Mançeser Junajtid për transferimin prej 55 milionë eurosh të portierit kamerunas, Andre Onana nga Italia drejt Anglisë, tashmë është mësuar dhe paga që “shtatlarti” kamerunas do të përfitojë në “Olld Trafod”, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm,.
Kontrata e 27-vjeçarit të portës me “djajtë” pritet të jetë 5-vjeçare, ndërsa Onana do të përfitojë nga 6.5 deri në 7 milionë euro në sezon, pa llogaritur këtu bonuset, që vijnë nga trofetë e fituar dhe me këtë grup që Junajtid po krijon, nuk do të ishte çudi nëse “djajtë” rikthehen sërish në majat e futbollit evropian.
sfidanti.al