Pas Milan Skriniar, Marko Asensio, Manuel Ugarte dhe koerano-jugorit, Kang-in Lee, mesditën e sotme, kampionët francezë të PSG kanë prezantuar transferimin e tyre të 5-të për këtë merkato vere, ku kësaj radhe është një ish-kampion bote me Kombëtaren e “gjelave”.
Bëhet fjalë për ish-qendërmbrojtësin e Bajernit, Lukas Hernandez, i cili prej ditës së sotme është lojtari më i ri i “parisienëve”, me këta të fundit, që derdhën plot 50 milionë euro në arkat e gjermanëve, për një lojtar që gjatë kohës së tij në Gjermani fitoi 4 herë Bundesligën, 2 herë Superkupën e Gjermanisë, 1 herë Kupën e Gjermanisë, 1 Champions League, 1 Superkupe Evrope dhe 1 herë Botërorin për Klube.
sfidanti.al