Mourinho dhe Bale: Besoj se Zidane është i lumtur për largimin e tij

Jose Mourinho konfirmoi se debutimi i Sergio Reguilon me fanelën e Tottenhamit do të duhet të presë. Futbollisti spanjoll nuk do të luajë në ndeshjen e kësaj të enjteje në Europa League ndaj Shkëndijas dhe ende nuk është regjistruar në listën e UEFA. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, Mourinho foli për shumë tema mes të cilëve edhe ajo e Gareth Bale që u rikthye te Tottenhami ku për sezonin e ardhshëm do te jetë në formën e huazimit

‘Nuk kam folur me Zidane, por besoj se është i lumtur që Bale u largua dhe unë jam i lumtur që është këtu-tha Mourinho-Gareth është i lumtur që është këtu. Shpresoj që në fund të sezonit të jemi të gjithë të lumtur dhe ai të vazhdojë të jetë me ne. Është i lumtur dhe lumturia është shumë e rëndësishme në futboll. Unë e ndjej këtë nga vetë eksperienca ime’

Sfidanti.al