Juve, çështja “Suarez” nuk është “Kalçopoli”, kënaqu me Moratën dhe … Dibalën!

Katërmbëdhjetë vjet më parë po, që ndodhi një “kataklizmo” dhe “Zonja e Vjetër” përfundoi në kategorinë e dytë, e iu hoqën dy tituj. Ishin përgjime të tjera telefonike ato që sollën katastrofën, ndërsa u zbulua roli i Luçiano Moxhit, por edhe i Betegës dhe Xhiraudos, ndërsa telefonatat e përgjuara sot për Luis Suarezin janë të vlefshme për ndonjë “gjobë”. Kaq mund të shkojë një mashtrim në gjyqin e gjuhës italiane, ndaj përtej “fytyrës së përlyer” Juventusi nuk ka pse të ketë ndonjë shqetësim më të madh, e mund të shohë të ardhmen me optimizëm. Tifozët dhe drejtuesit le të kënaqen me Alvaro Moratën, i cili mund të ketë sërish sukses, ashtu siç pati herën e parë, sidomos me ndihmën e trajnerit Andres Pirlo. Së dyti, tifozët le të kënaqen me faktin se Paulo Dibala u kthye në stërvitje, madje normalisht me shokët, pra ekziston një mendim që argjentinasi mund të ndihmojë që në ndeshjen ndaj Romës.

Sfidanti.al