Moise Kean feston dhe thyen karantinimin,Everton: Të shokuar

Në Premier League, futbollistët vazhdojnë të mos tregojnë aspak vëmendje ndaj rregullave të karantinimit dhe vazhdojnë t’I thyejnë ato. Këtë radhë është Everton që përfshihet në polemika të shumta për shkak të Moise Kean I cili ishte në një festë që ndoshta e organizoi ai vetë në shtëpinë e tij me shumë persona, meshkuj e femrave. Ishte tabloidi britanik ‘Daily Star’ që zbuloi ‘bëmën’ e Moise Kean teksa publikoi disa foto screen nga një grup Snapchat ku shfaqej futbollisti italian teksa argëtohej në këtë festë që sipas një burimi pranë lojtarit përfundoi në orët e para të mëngjesit pasardhës.

Everton reagoi dhe deklaroi se u shokua kur mësoi për thyerjen e direktivave të qeverisë britanie dhe se veprime të tilla janë të patolerueshme. Klubi nga Liverpool shtoi se mjeket po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe mënyra më e mirë për të shgfaqur respektin ndaj tyre është duke I mbrojtur.

Tani Moise Kean rrezikon të sanskionohet nga klubi dhe sipas medias britanike sulmuesi italian pritet që të gjobitet me 160 mijë Paund.

Sfidanti.al