Serie A, italianët kundër rifillimit të kampionatit

Italianët dalin kundër rifillimit të kampionateve profesioniste të futbollit. Ky është përfundimi i një sondazhi të kryer nga IZI në bashkëpunim me Comin&Partners  nga ku rezulton se 64% e italianëve nuk e duan rikthimin e skuadrave në fushën e lojës. Përsa i përket arsyes, shumica e atyre që votuan kundër rifillimit  vinë në dukje se rifillimi nuk do të ishte dicka e sigurt në aspektin shëndetësor, kurse 1/3 e të anketuarve mendon se futbolli është një sektor si gjithë të tjerët dhe nuk duhet të ketë privilegje përsa u përket kryerjes së testeve me tampon.

Në të njëjtën linjë qëndrojnë edhe ata persona që deklarohen ‘shumë’ apo ‘mjaftueshëm’ tifozë futbolli. Edhe te këta persona 51% janë kundër rifillimit të kampionatit edhe me dyer të mbyllura. Vetëm 36% janë në favor të rinisjes së Serie A.

Nga këta të fundit gjysma e konsideron futbollin si një faktor të rritjes ekonomike të rëndësishme për vendin. Ndërsa pëe 26% rifillimi i kampionatit do të thotë evitim I një krize që I jep një goditje të fortë edhe klubeve profesioniste dhe vetëm 19% u intereson që të shpallet një fitues.

Në fund, 4% e italianëve mendojnë se futbolli me dyer të mbyllura nuk është futboll I vërtetë. Fati i kampionatit italian të futbollit duhet të jetë në duart e qeverisë për 77% të italianëve, ndërsa për 15% të tyre fjalën e fundit duhet ta ketë Federata, ndërsa për pjesën tjetër prej 8% duhet të jetë CONI ai që duhet të vendosë. Nga të apasionuarit e futbolli, 70% e tyre kanë deklaruar se në këto 2 muaj karantinë e ka ndjerë shumë ose mjaftueshëm mungesën e ndeshjeve.

Sfidanti.al