Modriç kundër videoasistencës: Konfuzion që nuk ka të bëj me futbollin

Luka Modriç është shprehur kundër FIFA-s, që rastet e dyshimta të përsëriten dhe më pas të marrë ose të ndryshoi vendimin gjyqtari. Dje dhe sot, për herë të parë gjyqtarët kanë shfrytëzuar rregullin e ri nga FIFA, ku në rastet e dyshimta mund të shikojnë videon e përsëritur. Për herë të parë u përdor në ndeshjen Nacional – Kashima, ku gjyqtari Kasai akordoi penallti pas dy minutave që ishte kryer aksioni, pasi pamjet filmike treguan se kishte ndërhyrje.

Një konfuzion i ngjashëm u pa edhe në ndeshjen e sotme, ndërmjet Klub Amerika – Real Madrid, që përfundoi 0-2, ku pas golit të Ronaldos, gjyqtari përdori pamjet filmike, për të parë nëse portugezi ishte në pozicion të rregullt dhe më pas madrilenët nuk mundën ta festonin golin. Kjo nuk i ka pëlqyer Luka Modriç, i cili shpreson se ky rregull nuk do të zbatohet në kampionatet kombëtare dhe në Champions League, pasi një gjë e tillë nuk ka të bëjë fare me futbollin. “Ky rregull nuk më pëlqen. Krijon konfuzion dhe shpresoj që nuk do të vazhdojë të aplikohet edhe pas këtij kampionati”, tha Modriç pas ndeshjes.

Sfidanti.al