Gonzalo Higuain padyshim ëndërrontë një debutim të një tjetër lloji në kampionatin amerikan të futbollit, por sfida e parë në MLS ishte një makth i vërtetë. Ish sulmuesi i Juventusit ishte titullar në sfidën mes Inter Miamit dhe Philadelphia Union e fituar nga kjo e fundit 3-0, ku gaboi në ekzekutimin e një penalltie për t’u përfshirë edhe në një zënkë të vogël.
Trajneri Alonso e aktivizoi argjentinasin si qendërsulmues të vetëm në skemën 4-2-3-1, me Matuidi në krahun e majtë të mesfushës, një zgjedhje që nuk dhuroi frytet duke qenë se pas 25 minutave lojë Philadelphia mori kryesimin me golin e Fontanas, ndërkohë që në të 69 erdhi edhe goli i dytë nga Ilson. Në minutën e 77, ishte shansi më i mirë që Inter Miami të rihapte llogaritë kur u akordua 11 metërshi, por Higuain(që nuk i ka mirë ‘raportet’ me penalltitë që nga gabimi në Copa America të 2015) e shpërdoroi rastin e dhënë nga pika e bardhë duke e gjuajtur topin mbi portën kundërshtare. Gabimi u pasua nga një zënkë e vogël me Higuain që reagoi ndaj talljeve të disa prej rivalëve të tij. Golin që fiksoi rezultation 3-0 për Philadelphian u shënua nga Aaronson.
Sfidanti.al