Bisedimet mes Realit të Madridit dhe Sergio Ramos kanë ngecur dhe cdo ditë e më shumë po merr formë ideja e largimit të futbollistit nga Los Blancos. Zërat rreth të ardhmes së qendërmbrojtësit spanjoll janë të vazhdueshme dhe në Angli flasin se Sergio Ramos e ka bërë zgjedhjen e tij përsa i përket destinacionit të ri në sezonin e ardhshëm.
Sipas tabloidit ‘The Mirror’, Ramos,kontrata e të cilit me kampionët e Spanjës skadon në qershorin e këtij viti po punon për t’u transferuar në Premier League angleze dhe ndonëse është vënë në shënjestër nga Manchester City dhe Liverpool, 36 vjecari duket se preferon kalimin në Old Trafford te Liverpool. Gjithnjë sipas asaj që publikohet nga ky tabloid edhe vëllait e njëkohësisht agjentit të futbollistit Rene Ramos do t’i pëlqente kjo lëvizje e futbollistit
Por për Ramos nuk janë të interesuara vetëm të mëdhatë e Premier League, por edhe Paris Saint Germaini dhe Everton, ku te ky i fundit Sergio Ramos do të bashkohej sërish me trajnerin Carlo Ancelotti.
Sfidanti.al