Messi do denoncojë ‘El Mundo’ dhe ata që dinin për kontratën

Lionel Messit nuk i pëlqeu aspak që kontrata e tij me Barcelonën përfundoi në faqen e parë të së përditshmes ‘El Mundo’ dicka që bëri menjëherë xhiron e botës. Dhe ndërsa Barcelona me një komunikatë mohoi përgjegjësitë duke bërë të ditur ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj kësaj të përditshmeje, Messi, së bashku me avokatët e tij po përgatisin hetimet për të mësuar përgjegjësit që dhanë këtë informacion dhe në të njëjtën kohë do të marrë veprime ligjore ndaj ‘El Mundo’

Për më tepër Messi do të kërkojë të gjejë personat që kishin akses në dokument dhe që mund ta kenë dhënë atë për median dhe do t’i denoncojë edhe ata duke qenë se u publikuan të dhëna krejtësisht private. Stafi i Messit llogarit se janë 4-5 persona që kanë pasur akses për kontratën e futbollistit dhe mendon se pikërisht një prej këtyre personave bëri të mundur që të publikohet kjo kontratë e kapitenit të Barcelonës.

Sfidanti.al