Milot Rashica është lojtar për Premier Ligën, por Liverpuli ishte shumë i fortë

Në pranverën e vitit të kaluar u fol shumë se ai mund të kalonte në “Anfild”. Milot Rashica mund të kishte qenë një lojtar i Liverpulit, por futbolli është edhe çështje fati dhe Jurgen Klop mori më parë Minaminon e nuk deshi të shpenzonte sërish. Gjithsesi, shqiptari i Kosovës e gjeti rrugën për në Premier Ligë dhe në ndeshjen e tij të parë e tregoi veten si lojtar të denjë për elitën e futbollit anglez. Pikërisht përballë Liverpulit “të tij”, ai shkëlqeu në pjesën e parë me vrapimet, driblimet dhe pasimet, duke vënë në vështirësi mbrojtësin grek, Cimikas, por Van Dajku e Matipi tashmë janë kthyer dhe të kuqtë patën siguri. Noruiçi, ekipi i tij, u mund 0-3, por trajneri Daniel Fark deklaroi se “ka shumë gjëra pozitive nga kjo ndeshje, pasi disa lojtarë kishin pasur shumë pak përgatitje, Rashica humbi 2 nga 3 javët e fundit dhe nuk ishte në formën më të mirë”.

Sfidanti.al