Barcelona fiton pa Mesin, por Manaj kupton se nuk ka vend për të!

Mund të mos jetë kështu në ndeshjet e tjera, por sulmuesi i kombëtares padyshim që ka nevojë për tjetër gjë. Në moshën 24-vjeçare, përtej lavdisë se u federua me ekipin e parë të Barcelonës, Rej Manajt i duhen minutat në fushë, gjë që nuk e pati në ndeshjen e parë të La Ligës. Në “Kamp Nou” ndaj Sociedadit, në fitoren 4-2, trajneri Ronald Kuman pati në fushë sulmuesit titullarë Brejthuejt-Depai-Grizman, ndërsa pas pushimit u hodhën Emerson, Sergi Roberto, Arauho, Niko Gonzales dhe Lengle, por nuk pati vend për Manajn.

Barcelona, ndërkaq, nuk e ndjeu mungesën e Mesit të paktën këtë herë dhe ndaj një ekipi të fortë si Sociedadi. Brejthuejt shënoi dy herë, nga një gol Pike e Sergi Roberto, ndërsa shkëlqeu Depai. Barcelona: Neto, Zhordi Alba, Dest, Pike, Garsia, Buskets, Pedri, De Jong, Brejthuejt, Depai, Grizman (në stol: Puig, MANAJ, Tenas, Sergi Roberto, Arauho, Demir, Gavi, Balde, Emerson, Penja, Gonzales, Lengle). Tr. Kuman.

Sfidanti.al