Milani dhe efekti Ibrahimovic; në San Siro 60 mijë tifozë

Ibrahimovic mund veten e tij. Nëse në prezantimin e tij të parë në San Siro para ndeshjes me Leccen, ishin të pranishëm ishin 30 mijë tifozë, këtë radhë kjo shifër duket se do të jetë 2 herë më e lartë, në rreth 60 mijë tifozë dhe e gjithë kjo ndodh 2 ditë përpara ndeshjes të së hënës ndaj Sampdorias.

Mësohet se për këtë përballje janë shitur konkretisht 56 mijë bileta dhe është e lehtë të imagjinohet se efekti Ibrahimovic tek tifozët kuqezi ka qenë i menjëhershëm dhe mund të vazhdojë deri në ditën e 6 janarit kur Ibrahimovic mendohet që të kapërcejë etapat dhe të jetë menjëherë në formacionin bazë të Milanit në këtë përballje me skuadrën e drejtuar nga Klaudio Ranieri

sfidanti.al