Barcelona, vijon puna për rinovimin e kontratës me Ter Shtegen

Barcelona nuk ka ndërmend që të humbasë shërbimin e Mark Andre Ter Shtegen. Portieri gjerman është një ndër pikat më të forta të skuadrës katalanase dhe kohët e fundit 3 klube kanë shfaqur interesin për blerjen e kartonit të tij.  Por sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, drejtuesit e Barcelonës nuk e kanë marrë aspak me ngut këtë cështje edhe për faktin se kontrarta aktuale e Ter Shtegenit skadon në vitin 2022.

Mësohet se bisedimet për këtë cështje kanë nisur në muajin dhjetor dhe Ter Shtegen me kontratën e re do të ketë edhe një rritje të pagës së tij. gjithnjë sipas ‘El Mundo Deportivo’, Ter Shtegen do të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2024 me një klauzolë të zgjidhjes së saj me një vlerë prej 180 milionë Eurosh.

sfidanti.al