Pas pushimeve të Vitit të Ri Reali I Madridit rinis marshimin e tij në La Liga teksa kthehet te fitorja në kampionat pas 3 barazimeve radhazi. Skuadra e Zinedine Zidane iu imponua Getafes në derbin e vogël të kryeqytetit spanjoll teksa e mundi me rezultatin 3-0 për të shkuar në kuotën e 40 pikëve.
Los Blancos e zhbllokuan rezultatin në minutën e 34 të ndeshjes falë edhe kontributit të Getafes Soria që gaboi në dalje në një gjuajtje të Varane duke shënuar autogol. Por francezi iu gëzua golit në minutën e 53 pas disa minutave pritejeje pasi goli I konfirmua edhe nga sistemi VAR.
Në minutat shtesë të sfidës, Reali I Madridit gjeti mundësinë për të trefishuar rezultatin dhe këtë radhë ai që e dërgoi topin në rrjetë ishte Luka Modric duke vulosur fitoren 3-0 të skuadrës merenges në këtë fillim të vitit 2020. Ndërkaq në ndeshjen tjetër Valencia mposhti në Mestalla, Eibarin 1-0 ku vendimtar për valencianët rezultoi Maksi Gomes që shënoi me kokë pas një krosimi të marrë nga Vas.
Sfidanti.al