Milan pret krahëhapur Ibrahimovic për derbin; stërvitet në Milanello me grupin

Zlatan Ibrahimovic e lë pas krahëve coronavirusin dhe tani sheh përpara drejt derbit të Madonninës me Interin e programuar të zhvillohet në 17 tetor. Sulmuesi suedez, pas kryerjes së periudhës së izolimit për shkak të pozitivitetit me Covid 19 është kthyer në Milanello duke kryer stërvitjen e plotë me pjesën tjetër të skuadrës. kështu, Milani do ta ketë atë në dispozicion për sfidën me zikaltrit në mbrëmjen e së shtunës.

Por lajmi më i mirë për kuqezinjtë është se për herë të parë në këtë sezon edhe kapiteni Romagnoli u stërvit me grupin duke parë edhe pozitivitetin e Duartes dhe Gabbias dhe pamundësinë për të zbritur në fushën e lojës të Musacchios.

sfidanti.al