Nën reshjet e shiut në pistën e Le mans në Francë, është Danilo Petrucci me Ducatin ai që trioumfoi në garën e ndalesës së radhës së MotoGP, dhe kjo është fitorja e parë sezonale për pilotin italian. menjëherë pas tij e kaluan vijën e finishit Alex Marquez me Hondën që u rendit në vendin e dytë dhe më pas spanjolli tjetër Pol Espargaro në vendin e trete.
Nuk ia doli dot piloti i Ducatit zyrtar Andrea Dovizioso që në këtë garë u detyrua të praniojë vendin e katërt, ndërkohë që për valentino Rossin edhe kjo fundjavë ishte krejtësisht për t’u harruar me Doktorin që u bë protagonist i një tjetër rrëzimi duke braktisur përsëri garën. përsa i përket Quartararo që e nisi garën nga pole position, e përfundoi atë në vendin e nëntë, megjithatë francezi arrin të ruajë kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë në këtë Botëror të MotoGP.
sfidanti.al