Në karrierë shkëlqeu me Sampdorian si dhe në Torino, duke fituar shumë. Xhanluka Viali mbahet edhe sot si një nga sulmuesit më të fortë e më elegantë të futbollit italian, ndërsa flet për Serinë A të këtij sezoni. Njeriu që doli kampion i Italisë me Sampin dhe Juven, gjykon se bardhezinjtë do të kenë një konkurrim të vështirë. “Këtë vit do të jetë më e vështirë për Juventusin, – thotë Viali, – dy skuadrat e Milanos janë më mirë, sidomos Interi që do të luftojë për titull”. Viali mendon se kampionati italian është i fortë edhe pse nuk ka yjet e dikurshëm, ndërsa veçon një skuadër. “Do të më pëlqente që të luaja në këtë Atalantë, – theksoi ish-sulmuesi, – ka një futboll shumë të bukur dhe është kënaqësi për çdo futbollist”.
Sfidanti.al