James Rodrigez shkon te Everton, por e dashura shijon rrezet e diellit në Spanjë

Thuhet që për dashurinë bëhet gjithcka, por ka raste që kjo nuk ndodh. Është ky rasti i të dashurës së James Rodriguez, sulmuesit të Everton që vendosi që  të mos i shkojë pas në Angli. Futbollisti u transferua te skuadra nga Liverpooli këtë verë dhe ka shënuar 3 gola në 4 ndeshjet e tij të para në Premier League. Por bukuroshja Shanon De Lima preferoi që të mos jetë pranë tij në këtë moment dhe të qëndrojë në Spanjë. Modelja venezueliane zgjodhi të shijojë rrezet e diellit në vendin iberik dhe profili i saj në Instagram është plot me foto të saj ku ajo i gëzohet këtyre ditëve që janë më shumë verore se të vjeshtës.

Janë 2.3 milionë ndjekësit e modeles që frekuenton futbollistin që nga viti 2018 dhe kushedi nëse pas disa javësh do të bashkohet me të në Liverpool. Për më tepër,cifti ka edhe një djalë të lindur nga një nënë mbartëse që quhet Samuel. Vlen të theksohet se bukuroshja Shanon ka qenë e martuar me aktorin Marc Anthony. Ndërsa James Rodriguez ka qenë i martuar me Daniela Ospina, motra e portierit të Arsenalit me të cilën ka edhe një vajzë. Duket se mes arsyeve për ndarjen e tyre ishte mungesa e vullnetit të ish bashkëshortes që t’i bashkohej në Gjermani, kur James Rodriguez luante me bayernin e Mynihut.

Sfidanti.al