Milan, 15 të larguar, por ka ende teprica

Mes 15 lojtarëve të larguar nga Milani ka të shitur dhe të huazuar, megjithatë në grupin e Fonsekës ka edhe të tjerë që presin të sistemohen në kuadër të sezonit të ri duke qenë se u është bërë e qartë se janë jashtë projektit teknik. Pas largimit të Pobegas, Divok Orgini është më problematiku pasi paguhet 4 milionë euro në sezon dhe deri më tani ka refuzuar çdo ofertë. Situatë analogë për Fode-Balo Turenë që u duk se ishte pranë kalimit te Sent Etieni, por në fund nuk pranoi të paguhej më pak se 1.2 milionë eurot që i garantohen te kuqezinjtë. Për të dy këta lojtarë klubi po mendon prishjen konsensuale të kontratës duke u dhënë dëmshpërblime vetëm që të mos paguajë më taksat që dyfishojnë shpenzimet për secilin.

sfidanti.al