Messi dhe Nejmar, përqafim në Brazil; së shpejti do jenë sërish bashkë te Barça?

Lionel Messi dhe Nejmar u bënë protagonistë të një takimi të përzemërt dhe që u shoqërua me një përqafim të ngrohtë mes tyre në përfundim të sfidës mes Brazilit dhe Argjentinës. Video e këtij takimi po bën xhiron e botës, por përsëri ende nuk dihet me saktësi se cfarë kanë thënë lojtarët me njëri-tjetrin, por nuk është e vështirë që të merret me mend se është folur për rikthimin e brazilianit në Camp Nou.

Në fillim ideja e kthimit të Nejmar te Barcelona dukej një cmenduri e vërtetë, por me kalimin e kohës u kthye në një operacion të vërtetë. Tashmë nuk është më një mister se sulmuesi brazilian nuk është aspak i lumtur te Paris Sën Zhermeni. Drejtori i ri Sportiv i klubit, leonardo nuk ka raporte të shkëlqyera me futbollistin dhë përfaqësuesit e tij dhe praktikisht është pro shitjes së Nejmar që sigurisht nuk mund të bëhet për më pak se 200 milionë Euro duke qenë se në 2017 PSG pagoi 222 milionë Euro për të.

Por në këtë pikë dicka po lëviz edhe në lidhje me futbollistët që do të përfshihen në këtë operacion duke nisur që nga Kutinjo që është një futbollist që pëlqehet nga Leonardo i cili duket se ka marrë në dorëzim dosjen e kësaj cështjeje të hapur nga paraardhësi i tij. Ai që po merret me këtë cështje është ndërmjetësi ndërkombërar Kia Xhorabcian që i ka bërë të ditur Leonardos interesin për këtë transferim. Kutinjo kaloi te Barcelona për 160 milionë euro dhe tani mund të vlerësohet 100-120 milionë Euro. Por në këtë pikë problemi është te Barcelona që sipas agjentit të futbollistit, klubi katalanas nuk ka ndërmend të shesë Kutinjon këtë verë, ndërkohë që theksoi se nuk ka pasur kontakte me drejtuesit e Paris Sën zhermenit.

Por historitë nuk mbyllen këtu, sepse në këtë operacion mund të përfshihet edhe mesfushori Ivan Rakitic i cili është parë në Paris këto ditë, zyrtarisht për të kaluar ditë pushimesh me bashkëshorten e tij. kroati pëlqehet nga trajneri Tuhel dhe vlera e tij shkon mbi 60 milionë Euro që do të thotë se Rakitic e Kutinjo do të amortizonin shifrën e 200 milionë Eurove që i korrespondon vlerës së përcaktuar nga PSG për Nejmar.

Sigurisht në dukje duket se gjithcka është e lehtë, por në të vërtetë cështja vetëm sa është thjeshtëzuar, por që krijon idenë se ky operacion do të kryhet mbi këto baza në mënyrë që Barcelona të derdhë në arkat e PSG në formën cash vetëm 20 milionë Euro. në këtë mënyre dhe falë disa shitjeve të tjera, Barcelona do të siguronte paratë e mjaftueshme për të paguar klauzolën e kontratës së Grizman prej 120 milionë Eurosh.

sfidanti.al