De Ligt, fakt i kryer te Juventus? Ende jo, Ajaksi refuzoi ofertën ‘Zonjës’

Duket se e ardhmja e De Ligt do të shndërrohet në një telenovelë të vërtetë. Ndërsa të gjithë e bënin fakt të kryer kalimin e holandezit në Torino duke lumturuar tifozët bardhezi, nga Spanja vjen lajmi se në të vërtetë kjo cështje nuk është mbyllur aspak.

Është e përditshmja ‘Marca’ ajo që flet për këtë histori teksa publikon artikullin ku lexohet: ‘Blerja e Matejs De Ligt komplikohet për Juventusi, Barcelona rri në gatishmëri’

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja madrilene, problemi në këtë cështje qëndron te Ajaksi që duket se e ka refuzuar ofertën e Juventusit prej 65 milionë Euro së cilës i shtohen edhe 10 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve, një ofertë kjo që është më e ulët se ajo e Barcelonës që kishte ofruar 75 milionë Euro, por ndryshe nga Juventusi nuk e kishte një marrëveshje me qendërmbrojtësin holandez.

Nga ana tjetër, te Juventusi të gjithë kanë besim te vullneti i lojtarit duke qenë se tashmë e kanë arritur akordin me agjentin e De Ligt, Mino Raiola.

sfidanti.al