Pamela Anderson hidhet në kundërsulm; akuzon sërish Rami për dhunë

Tashmë mes Pamela Anderson dhe Adil Rami ka nisur zyrtarisht ‘lufta’ në rrjetet sociale. Aktorja që para pak kohësh akuzoi futbollistin e Marsejës për dhunë, i konfirmoi këto akuza pas kundërpërgjigjes së Rami. Në faqen e saj zyrtare të internetit, ish aktorja e serialit të njohur ‘Baywatch’ publikoi video e foto që vërtetonin agresionin e pësuar nha futbollisti.

Anderson tregon se Rami e kapi për duarsh dhe i shtrongoi aq fort sa ajo pësoi frakturë në gishta. Në video ajo sfaqet duke kuruar dotën në klinikë. ‘Më shtrëngoi duart aq fort deri sa u përthyen-thotë Pamela Anderson-mjekëve u thashë se vuaja nga artriti, nuk mund t’u thosha se isha lënduar. Isha e detyruar të shkoja në spital sepse po vuaja shumë. Nuk arrija të shkruaja e as të hapja një shishe uji’

Mësohet se shkak për zënkën ishte xhelozia e futbollistit. ‘Më lëndoi duke më kapur me shumë forcë duke më frikësuar dhe duke më mbajtur falë forcës së tij fizike-vijon rrëfimin Pamela Anderson-tani ai mohon dhunën. Ndoshta nuk e kupton se cfarë ka bërë. Nuk është qëllimi im ta lëndoj. është i zemëruar se tani e dinë të gjithë të vërtetën. Por nuk është penduar për dhunën e tij’

sfidanti.al