Mesi, Iniesta, Sançez… verën e ardhshme mund të kushtojnë 0 euro!

Në kohën, kur po paguhen para të çmendura transferimi për përforcimet e reja, verën e ardhshme, do të mund të ketë disa “emra” interesantë që do të mund të sigurohen, duke mos paguar asnjë euro! Mbas 100 ditësh, një numër i madh futbollistësh do të hyjnë në gjashtë muajt e fundit, duke qenë se skadojnë kontratat e tyre dhe, kështu, ata do t’i kenë dyert e hapura që të fillojnë bisedimet me klube të tjerë.

Momentalisht, disa futbollistë yje hyjnë në këtë kategori dhe prej tyre, pa frikë, mund të krijohet një “dream team” (ekip ëndërr)! Sigurisht, i pari në listë është Lionel Mesi, pa firmën e të cilit, sado që të thonë në Barcelonë, kontrata e tij është e pavlefshme. Po ashtu, në këtë listë janë, në portë – Xhixhi Bufon (Juve), në mbrojtje – Xhorxho Kielini (Juve), Dalej Blind (Junajtid), Huanfran (Atletiko e Madridit, në mesfushë – Emre Xhan (Liverpul), Leon Groecka (Shalke) dhe Andres Iniesta (Barcelona), në sulm – Leo Mesi (Barcelona) Arien Roben (Bajern), Mesut Ozil dhe Aleksis Sançez (Arsenal).

Sfidanti.al