Jo, nuk është shaka, por e vërtetë. Pavel Nedved, 45 vjeç, do të rifillojë që të luajë futboll! Fjala është për ekipin Skalna, ku Paveli ka luajtur dikur në fillimet e tij dhe që bën pjesë në ligat e ulta të Cekisë, por, megjithatë, nuk dihet se kur ai do të fillojë të luajë, duke qenë se ai mban edhe funksionin e nënpresidentit te Juventusi.
“Më në fund, patëm sukses! Mbas bisedimesh të gjata me Juventusin, ne arritëm që të nënshkruajmë kontratën dhe Nedvedi tani është i yni”, shkruhej në faqen zyrtare të internetit të këtij klubi të vogël çek. Sa për dijeni, në këtë klub luan edhe i biri 18-vjeçar i Pavel Nedvedit.
Sfidanti.al