Mesi dhe Ronaldo do te jene ‘fqinj’ me Boterorin e Rusise

FIFA percakton vendqendrimin e skuadrave pjesemarrese te Boterorit te Rusise. Institucioni me i larte i futbollit ne bote publikoi listen zyrtare te ketyre vendqendrimeve.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se Mesi dhe Ronaldo dy yjet e ketij evenimenti do te jene shume prane njeri-tjetrit. Argjentina eshta caktuar te qendroje ne Bronitsi ne qytetin e Moskes, ndersa Portugalia ne Kratovo, edhe ky me juglindje te kryeqytetit rus. Te dy keto lokalitete jane vetem 29 km larg njeri-tjetrit.

Mes shume opsioneve qe u kish dhene FIFA, Argjentina dhe Portugalia zgjodhen pikerisht lokalitetet qe jane me prane njera-tjetres. Spanja do te qendroje ne Krasnodar, nderkohe qe kampionia e Botes, gjermania preferoi te beje te njejtn zgjedhje si Argjentina e Portugalia e te qemdroje ne Moske.

Skuadrat do te vijne ne vendin e caktuar 5 dite para debutimit te tyre ne Boterorin e Rusise.

Sfidanti.al