Barcelona, ‘mbreteresha’ sportive e Spanjes

Nese ne Evrope ai qe ka dominuar ne vitet e fundit ka qene Reali i Madridir me 3 Liga Kampionesh te fituar ne 4 vjet, ne Spanje eshte Barcelona ajo qe ka vendosur diktatin e saj.

Qe nga sezoni 2013/2014, skuadra katalanase ka luftuar fort per çdo titull kombetar deri ne sfiden e fundit. Ka fituar 2 tituj kampion ne 2015 e 2016 dje po shkon drejt titullit te trete. Ne Kupen e mbretit ka triumfuar 3 here ne 2015, 2016 dhe 2017 dhe ne prill do te tentoje fitoren e 4 radhazi. Po keshtu, ne 2016 fitoi edhe Superkupen e Spanjes. Gjate 4 viteve te fundit Reali i Madridit fitoi vetem titullin e vitit te kaluar, Kupen e Mbretit ne 2014 dhe Superkupen e Spanjes ne 2017. Atletiko Madrid fitoi Ligen dhe Superkupen e Spanjes ne 2014.

Por jo vetem kaq. Ne 4 vitet e fundit, Barcelona i ka luajtur te gjitha ndeshjet e mundshme 190 ne kampionat dhe 45 ne Kupen e Mbretit qe tregon se skuadra katalanase  ka nje karakter kompetitiv.  Dhe ne rastet kur nuk ka fituar ka dale gjithnje e dyta. Ne 2014  humbi ne finalen e Kupes 2-1 ndaj Realit te Madridit, ndersa kampionatin e atij viti e humbi ne javen e fundit ndaj Atletikos pikerisht ne Kamp Nou.

Ne 2015 e 2016 realizoi dopieten ne Spanje, ndersa sezonin e kaluar fitoi Kupen e luftoi deri ne fund me Realin per titullin ne La Liga. Kete vit Barcelona eshte ne finalen e Kupes se Mbretit dhe me nje dore te titulli kampion te cilin mund ta humbe vetem nese ndodh ndonje gje e jashtezakonshme.

Ajo qe i duhet Barcelones eshte te jete me konstante ne paraqitjet e saj ne Evrope. Katalamasit jane eliminuar nga Liga e Kampioneve ne momentet kur nuk ishin dominues, ne 2014 u eliminuan nga Atletiko Madrid, ndersa sezonin e kaluar nga Juventusi.

Ne dominimin brenda kufijve te Spanjes, per Barcelonen ai qe ka kontributin me te madh eshte Lionel Messi. Argjentinasi ashtu sikurse dhe Barcelona nese nuk fiton te pakten del i dyti sic e tregojne 3 finalet e fundit me Argjentinen ne Boteror dhe 2 edicione te Kupes se Amerikes. Nje konkurrent i forte qe fiton thuajse gjithmone, por edhe kur kjo nuk ndodh, Mesi te ben te argetohesh me ate qe sheh ne fushen e lojes.

Sfidanti.al