Mesi dhe Aguero do të ecin në këmbë afro 70 km, nëse dalin kampionë bote!

Lionel Mesi dhe Serhio Aguero që janë futbollistët më të mirë të Argjentinës, bënë një premtim të pazakontë lidhur me Kupën e Botës Rusi-2018. Mesi, sikurse dihet, ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, me përjashtim të titullit të kampionit të botës, kështu që ai premtoi se, nëse do të arrijë ta fitojë kupën aq të dëshiruar të botës, ai me bashkëlojtarin dhe mikun e tij, Aguero, do të ecin në këmbë nga Rosario e tij e lindjes deri në qytezën San Nikolas që do të thotë se ata do të duhet të përshkojnë një distancë prej afro 70 km që do të kërkonte rreth 14 orë.

Idenë e lartpërmendur e dha gazetari argjentinas, Martin Arevalo, dhe Mesi e Aguero e pranuan bashkërisht atë.

Sfidanti.al