Rrëzohet edhe një trajner tjetër në Angli, rusi Leonid Slluckij

Kontrata me trajnerin e deritanishëm të Hall Sitit, rusin Leonid Slluckij, u ndërpre mbas një marrëveshjeje të përbashkët mes vetë këtij të fundit dhe këtij klubi anglez që luan në Championship, një kategori më poshtë se Premier Liga. Slluckij u largua nga Hall Siti, pasi ky ekip nuk arriti që të fitojë asnjë ndeshje të shtatë të fundit të divizionit të dytë të Anglisë.

”Unë do të doja që të falënderoja të gjithë ata që janë të lidhur me Hall Sitin, që nga lojtarët dhe bashkëpunëtorët deri te pronari dhe, sidomos, tifozët. Une jam krenar që përjetova këtë përvojë, pasi kjo ishte një kohë e komplikuar, por edhe interesante për mua”, tha Slluckij që konsiderohet mik i pronarit të Celsit, Roman Abranmoviç.

Sfidanti.al